75 Mall Live Search
13:39 / E Martë, 09 Shkurt 2021 / Blerim

Falk i zbulon tri skuadrat favorite për të nënshkruar me Upamecanon

Gazetari i njohur gjerman, Christian Falk ka zbuluar tri klubet favorite për të firmosur me lojtarin e RB Leipzig, Dayot Upamecano.

Sipas Falk, në luftë për mbrojtësin francez janë skuadrat: Chelsea, Bayern Munchen dhe Liverpool – duke e larguar nga gara Manchester Unitedin.

“Manchester Unitedi nuk ka shanse për ta transferuar Upamecanon. Kështu tri klubet pretendente janë: Chelsea, Liverpool dhe Bayern”, ka shkruar Falk.

Sipas mediave, ardhja e Tuchelit te klubi nga Londra ka rritur shumë gjasat për një transferim të Upamecanos në ‘Stamford Bridge’./IndeksOnline/