75 Mall Live Search
09:37 / E Mërkurë, 03 Dhjetor 2025 / P M

Falsifikim dokumentesh në Jarinjë arrestohet një grua për krim të organizuar

Policia e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e një të dyshuare femër kosovare në pikëkalimin kufitar të Jarinjës, në lidhje me një rast të falsifikimit të dokumenteve dhe krim të organizuar.

Rasti dyshohet të ketë ndodhur, më 24 janar 2025, rreth orës 02:00, ndërsa arrestimi i të dyshuarës është bërë sot, më 2 dhjetor 2025. Policia njofton se pas intervistimit, me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje. Hetimet lidhur me këtë rast po vazhdojnë.

PKK. Jarinje  24.01.2025-02:00. Lidhur me rastin, me 02.12.2025 është arrestuar e dyshuara femër kosovare dhe e njëjta pas intervistimit  me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.