Falsifikimi i dokumenteve lidhur me veteranët, arrestohet një person në Klinë
Një person është arrestuar sot, pasi gjatë bastisjes i janë gjetur dokumentacion i falsifikuar që të ndërlidhen me listat e veteranëve, përcjellë Indeksonline.
Siç bën të ditur Prokuroria e Pejës, ndaj të dyshuarit me inicialet Xh.M ështëmarrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh.
“Prokuroria Themelore e Pejës njofton se sot me datë 29 maj 2019, pas kërkesës së kësaj prokurorie, me urdhëresë të Gjykatës Themelore të Pejës, dega në Klinë, ka realizuar bastisje në koordinim me Policinë e Kosovës, përkatësisht me Njësitin për krime ekonomike, në shtëpinë e një të dyshuari në fshatin Gremnik të komunës së Klinës. Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit Xh.M., janë gjetur dokumentacione të falsifikuara që ndërlidhen me listat e veteranëve. I dyshuari Xh.M. është arrestuar nga Policia e Kosovës, ndërsa prokurori i shtetit për të lartcekurin ka marr aktvendim për ndalim prej 48 orësh”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Prokurorisë.
Javën e kaluar, Prokuroria Themelore e Pejës, lidhur me listat e veteranëve luftëtarë të UÇK-së, ka ngritur 20 aktakuza, kundër 21 personave, për veprat penale “Legalizim i përmbajtjes se rreme”. /Indeksonline/