75 Mall Live Search
08:49 / E Diele, 02 Nëntor 2025 / B XH

Falsifikoi dokumentat e pronave të AKP-së dhe i shiti më pas, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për falsifikim dokumentesh, legalizim të përmbajtjes së rreme, mashtrim dhe armëmbajtje pa leje.

Gjatë kontrollit u sekuestruan dokumente, pajisje për falsifikim, një pistoletë me 103 fishekë, një telefon, një orë dhe një zinxhir Rolex.

Njoftimi:

FALSIFIKIM I DOKUMENTIT & LEGALIZIM I PËRMBAJTJES SË RREME & MASHTRIM & ARMËMBAJTJE PA LEJE

Prishtinë / 2021-2024. Më 01.11.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale të cekura më lartë.

Dokumentet dyshohet se janë falsifikuar lidhur me pronat e përfshira që kanë qenë nën menagjimin e AKP-së të cilat prona përmes dokumenteve të falsifikuara i dyshuari në bashkëkryerje me persona tjerë kanë arritë ti falsifikojnë dokumentet që në procedura për bartje dhe legalizim i kanë bartur nga prona shtetërore në pronësi private, pastaj i kanë shitur duke mashtruar blerësit dhe nga këto para kanë përfituar shuma të mëdha financiare.

Janë bërë kontrolla në një shtëpi, tri banesa dhe dy garazha ku janë konfiskuar dokumente të ndryshme që kanë lidhje me falsifikime si dhe pajisje që janë përdorë për falsifikimin e dokumenteve. Gjatë operacionit është konfiskuar një pistoletë me 103 fishek, një telefon celular, një orë dore rolex dhe një zingjir dore rolex. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.