16:52 / E Shtunë, 01 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Falsifikoi paratë në Pejë, dënohet me 15 muaj burgim

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, përkatësisht
njësiti hetimeve të stacionit policor Pejë, ka arrestuar personin e kërkuar shtetasin I. S. lindur vitin (1981) i cili me urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë është kërkuar që të arrestohet dhe të dërgohet në vuajtje të dënimit prej 15 muajve në Burgun e Dubravës.


Personi i arrestuar ishte dënuar nga Gjykata Themelore Pejë, për shkak se ka kryer veprën penale ’Falsifikim i parasë‘ nga neni 302, i K.P.R.K-se.

I njëjti sot menjëherë dërgohet nga Policia për vuajtje të dënimit në Burgun e Dubravës./IndeksOnline/