Falsifikonin dokumentet, policia kontrollon një agjenci në Gjakovë
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në kuadër të Policisë së Kosovës pas zhvillimit të hetimeve, ka kontrolluar një lokal- zyrë e një agjencie në Gjakovë.
Dy pronarët e kësaj zyreje dyshohet se kanë falsifikuar kontratat e punës, llogaritë bankare, vërtetimet e ATK-së dhe të Trusit Pensional, transmeton Indekosnline.
Gjatë kontrollit është gjetur një vulë me mbishkrim të një firme me të cilën vërtetohen – vulosen dokumentet, kontratat e punës dhe vërtetimet e pushimit për kinse janë punëtorë të kësaj firme, me qëllim të prezantimit në ambasada për viza Shengen.
Me urdhër te prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./Indeksonline/