10:38 / E Hënë, 30 Shtator 2019 / indeksADMonline

Falsifikuan 9.850 euro, u caktohet masa e paraburgimit 2 personave në Gjilan

Gjykata Themelore e Gjilanit ka miratuar kërkesën e Prokurorisë
Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të të pandehurve Q. A. dhe Sh. B
.

Te të të pandehurit Q. A. nga Komuna e Suharekës dhe Sh. B. nga Komuna e
Prizrenit, pas një operacioni nga zyrtarët policorë janë gjetur kartëmonedha në vlerë prej 9.850 eurosh, që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Me këto veprime të të pandehurit kanë kryer veprën penale” “Falsifikim i parasë”, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas
shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të të pandehurve, pasi që masat e tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin normal të procedurës penale.