75 Mall Live Search
10:34 / E Martë, 03 Nëntor 2020 / V R

Fama e bezdisë, Bebe Rexha thotë se i mungon jeta e thjeshtë

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, duket se po i mungon fëmijëria dhe jeta kur nuk ishte e famshme.

31 vjeçarja shpesh herë ndan fotografi nga e kaluara ashtu sic ka ndodhur edhe këtë herë.

Artistja së fundi ka publikuar në rrjetet sociale Instagram dhe Facebook një fotografi nga fëmijëria, ku shfaqet bashkë me të vëllanë e saj, Florentin.

“Ditët e mira të vjetra me Florentin. Më kthe prapa në jetën e thjeshtë”, ka Bebe në mbishkrimin e fotografisë.

Ndryshe, këngëtarja po punon në projekte të reja, teksa pak kohë më parë bëri publike lidhjen e dashurisë./Indeksonline/