Famëkeqi Llune sërish del para gjykatësve kosovarë për të bëmat e tij në veri, ja çka u tha ai trupit gjykues

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës është mbajtur gjykimin ndaj të akuzuarve Dejan Pantiq, Milun Milenkoviq, Aleksander Vlajiq dhe Miomir Vakiq Këta, para trupit gjykues, janë deklaruar të pafajshëm lidhur me akuzën për sulmin terrorist ndaj zyrave të Komisionit Komunal Zgjedhor (KKZ) në Mitrovicën e Veriut.
Një deklarim të tillë, të njëjtit e dhanë të martën, në seancën fillestare pas leximit të aktakuzës nga prokurori special, Afrim Shefkiu”. “Absolutisht nuk jam fajtor”, tha i akuzuari Pantiq.
Ndërkaq edhe të akuzuarit Milenkoviq, Vlajiq dhe Vakiq deklaruan se nuk e ndjejnë veten fajtor.
Meqenëse të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm, kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Valon Kurtaj, i ka njoftuar të njëjtit që brenda afatit ligjore prej 30 ditësh mund të paraqesin kërkesat për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave.
E për këtë rast në aktakuzë thuhet se Pantiq, Milenkoviq, Vlajiq dhe Vakiq më 6 dhjetor 2022, në ora 14:39, kishin kryer sulmin terrorist ndaj zyrave të KKZ-së, duke hedhur granata dore dhe shok bomba.