Familja Ademaj do të apelojë vendimin për Kokallen, kërkon burgim të përjetshëm edhe për të
Sot, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është shpallur aktgjykimi për rastin e vrasjes së Liridona Ademaj.
I akuzuari kryesor, Naim Murseli dhe Granit Plava janë dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt. Ndërsa Kushtrim Kokalla u dënua me 30 vjet burgim.
‘’Sot drejtësia foli, do të bëjmë ankësë për vendmin ndaj Kushtrim Kokallës, ka qenë një proces i ngarkuar, i falëmderojmë të gjithë për mbështetjen, procesi ka qenë i ngarkuar, ne po ashtu i falenderojmë hetuesit e këtij rasti’’, ka thënë avokati i famlijes Ademaj.

