08:33 / E Enjte, 31 Mars 2022 / AR

Familja Beckham bien pre e hajdutëve, iu vodhën gjëra me vlerë të madhe

Një ngjarje e frikshme ka ndodhur në shtëpinë e Beckham.

Sipas mediave të huaja është raportuar se në shtëpinë e David dhe Victoria kanë hyrë hajdutët, transmeton Indeksonline.

Gjatë kësaj ngjarje, dyshja kishin qenë në katin e poshtëm të shtëpisë me vajzën e tyre, Harper, ndërsa hajdutët hynë nga një dritare në katin e sipërm, duke iu vjedhur gjëra që kapin vlerën mijëra dollarë.

Ky akt kaloi pa u vënë re teksa djali, Cruz, kur u kthye në shtëpi kishte parë që ishte thyer dritarja.

Sipas një burimi për ‘The Sun’, tha se familja e tyre janë të tronditur pas këtij akti por për fat të mirë askush nuk është lënduar./Indeksonline/