Familja befason me mbështetjen edhe në Fushë-Kosovë!

Koalicioni për Familjen ka mbajtur sot tubim në Fushë-Kosovë.
Duke mbledhur dhjetëra përkrahës të idealit të kësaj partie, u shpalos programi qeverisës që synon të përmirësojë jetën dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
Koalicioni për Familjen dëshmoi se po fuqizohet dita-ditës, duke gëzuar mbështetje nga masa.

Duke synuar një përfaqësim dinjitoz në legjislaturën e ardhshme, pjesëtarët e Koalicionit bashkëbiseduan me qytetarë dhe dëgjuan nga afër shqetësimet dhe rekomandimet e tyre.
“Një lëvizje që po rritet çdo ditë – befasia e zgjedhjeve të 9 shkurtit!” ishte motoja e tubimit të sotëm.

