21:45 / E Martë, 09 Shkurt 2021 / AR

Familja britanike shtohet edhe me një djalë

Princesha Britanike Eugenie dhe burri i saj Jack Brooksbank janë bërë prindër për herë të parë.

Foshnja ka ardhur në jetë sot në mëngjes, transmeton Indeksonline.

Ky është fëmija i parë për Princeshë Eugenie dhe Jack Brooksbank dhe stërnipi i 9-të i mbretëreshës Elisabeth dhe Dukës së Edinburgh.

Nëna dhe djali janë në gjendje të mirë shëndetësore, dhe emri i djalit nuk është bërë publik ende./Indeksonline/