75 Mall Live Search
17:17 / E Mërkurë, 07 Gusht 2019 / indeksADMonline

Familja Bugojevci: Me lirimin e Miodrag Salaja, Serbia shpërfaqë talljen e radhës me viktimat e luftës në Kosovë

Miodrag Salaja, serbi i cili ka vrarë gjatë luftës 14 anëtarë të familjes Bugojevci në Podujevë është liruar sot nga burgi.

Për këtë arsye Familja Bugojevci ka reaguar duke thënë se me lirimin e tij shteti i sërbisë shpërfaqë talljen e radhës me viktimat e luftës në Kosovë.

Ja reagimi i plotë:

Ne si familje Bogujevci jemi të shqetësuar dhe shprehim indinjatë të thellë për lirimin e parakohëshem nga burgu të kriminelit Miodrag Salaja nga shteti i Serbisë. Ky kriminel për vrasjen e 14 antarëve të familjes tonë dhe Duriqi në maskarën e Podujevës ka mbajtur 12 vite burg, vetëm tetë muaj denim për gjdo viktimë të vrarë!

Me lirimin e tij shteti i sërbisë shpërfaqë talljen e radhës me viktimat e luftës në Kosovë.

Miodrag Salaja ishte pjesë e njësitit rezervist policor serb “Shkorpionët” ku pas krimeve të kryera në Srebrenicë kishin ardhur në Kosovë për të vazhduar krimet më të tmerrshme mbi popullsin civile.

Ne si familje ndjehemi të brengosur pasi që ky është anatari i dytë me radhë i grupit të Shkorpionëve që lirohet pa përfunduar denimin e plotë, i cili denim edhe ashtu ishte i pamjaftushëm duke marrë për bazë krimet e kryera.

Ne si familje do të vazhdojmë luftën tonë për drejtësi dhe njëkohsishtë do të përkrahim familjet e viktimave në Kosovë deri sa të gjejmë drejtësi për të gjithë.

Ne i bëjmë thirrje instuticoneve të Kosovës dhe atyre ndërkombtare që të trajtojnë me seriozitet dhe ti përkrahin viktimat e luftës në Kosovë, duke kushtëzuar dhe kërkuar drejtësi, që krimet e kryera nga shteti i sërbisë të marrin denimin e merituar dhe kriminelët të sjellen para drejtesisë edhe ashtu shumë të vonuar!