75 Mall Live Search
15:38 / E Mërkurë, 11 Mars 2020 / indeksADMonline

Familja Bytyqi: SHBA-ja, ta kushtëzojë mbështetjen për Serbinë me zbardhjen e vrasjes së tre djemve tanë

WASHINGTON : Mbas gjithë attij debati të fortë që ka shpërthyer nga SHBA dhe Kosovë, lidhur me bisedimet mes Beogradit dhe Prishtinës, vjen edhe një reagim i Familles Bytyçi, familles që në përfundim të luftës në Kosovë, barbarisht forcat ushtarake serbe, i vranë tre djemtë e tyre, Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi.

Ata kanë reaguar duke kërkuar nga Ambasadori Richard Grenell dhe Senatorit David Perdue (R-GA), që t’i bëhet presion edhe Serbisë, për zbardhjen e vrasjes së vëllezërve Bytyçi të cilët ishin edhe shtetas amerikan, dhe se u vranë barbarisht 21 vjet më parë, të vesmír civil.

Në reagimin e Familjes Bytyçi në rrjetin social thuhet se një kërkesë e kësaj familje i është bërë zyrtarisht nëpërmjet një letre ndaj Senatorit David Perdue, republikan i Georgias që të kujtohet fakti që Serbia ka vrarë 3 vëllezërit Bytyçi dhe se Beogradi ka dështuar që të hedh dritë mbi këtë rast për vite të tëra. Ndër të tjera thonë se SHBA-ja duhet të kushtëzojë mbështetjen për Serbinë me zbardhjen e vrasjes së 3 vëllezërve Bytyçi.