10:49 / E Enjte, 24 Tetor 2019 / indeksADMonline

Familja Dehari, mbërrin në Prokurorinë e Prizrenit për ta marrë raportin e autopsisë për të birin

Familja Dehari ka arritur në Prokurorinë Themelore të Prizrenit, ku do të marrë raportin e ekspertizës të kryer për Astrit Deharin nga Instituti i Lozanës, në Zvicrër.

E njëjta ekspertizë është bërë e ditur se kishte arritur në Kosovë saktësisht një javë më parë, derisa ajo është dërguar për t’u përkthyer.

Përmes avokatit mbrojtës, familja Dehari ka njoftuar mbrëmë se raporti do t’u dorëzohet sot.

Që nga njoftimi i prokurorisë se raporti ka arritur në Kosovë, familja kishte kërkuar që ai t’u dorëzohet i papërkthyer.