75 Mall Live Search
23:17 / E Enjte, 28 Gusht 2025 / H F

Familja e 10-vjeçarit nga Fushë Kosova kërkon ndihmë për shërimin e tij pas aksidentit të rëndë

Një apel për ndihmë është bërë publik për 10 vjeçarin, Elvis Hasanin, i cili më 10 gusht u godit nga një veturë në Bresje të Fushë-Kosovës.

Ai ndodhet tash e disa ditë në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin pediatrik në Prishtinë. Elvisi ka pësuar dëmtime serioze në tru dhe ndodhet pa vetëdije, ndërsa nuk ka mundësi të lëvizë anën e djathtë të trupit.

Familja e tij ka ditë të tëra që qëndron pranë tij, por përveç përballjes me gjendjen e rëndë shëndetësore, ata ankohen se nuk kanë marrë asnjë informatë për procesin e hetimit ndaj personit që e goditi dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes pa ofruar ndihmë.

“Shpresojmë që të kontribuojmë për të ndihmuar familjen e Elvisit, që t’i sigurohen medikamentet dhe trajtimet që i nevojiten në këtë periudhë kaq të vështirë”, thuhet në apelin për ndihmë.

Të dhënat për donacione:

Përfituesja: Ibadete Hasani

Tel.: +383 49 616 256

Nr. llogarisë: 2014000026948333

Banka: TEB Bank Kosovë – Dega Fushë Kosovë

SWIFT: TEBKXKPR014

Adresa e bankës: Rr. Nëna Terezë 113/1, 12000 Fushë Kosovë

Adresa e familjes: Lagjja pranë Fabrikës së Kripës, Fushë Kosovë

Familja e Hasanit apelon tek qytetarët për solidaritet dhe ndihmë, në mënyrë që Elvisi të marrë trajtimin e duhur dhe të rriten shanset për përmirësimin e gjendjes së tij.