Familja e Agon Zejnullahut thërret protestë

Të shtunën, më 12 korrik, në ora 11:00, para stacionit policor në Lipjan do të mbahet një protestë paqësore me moton “Drejtësi për Agonin”.
Kjo protestë do të organizohet nga familjarët dhe miqtë e Agon Zejnullahut, i cili dyshohet se ka humbur jetën gjatë një intervenimi të policisë për ta arrestuar.
Vëllai i të ndjerit ka bërë thirrje publike për pjesëmarrje në protestë, duke theksuar se kjo është një kërkesë qytetare për drejtësi dhe transparencë.
Sipas tij, institucionet kanë dështuar në detyrën më themelore – mbrojtjen e jetës së qytetarit.