13:58 / E Premte, 02 Prill 2021 / A. M.

Familja e aktorit të ndjerë, Cima: FALEMINDERIT…!

Familja e aktorit të ndjerë, Rasim Thaçit-Cimës, ka shkruar një letër falënderuese për gjithë qytetarët e Republikës.

“Ne ndjejmë lehtësim kur të gjithë ju e keni nda dhembjen me ne , dhe na keni dal në krahë në ditë të vështira, thuhet në letrën e tyre.

Postimi i plotë:

Faleminderim në emër të familjes Thaçi

Familjarë , miq e dashamir

Në veçanti e falenderojmë Klinikën Infektive , si dhe Repartin Intenziv në Spitalin e Prishtinës , ku e kemi cek edhe më herët për kujdesin ndaj familjarit tonë.

Ju falenderojmë të gjithë ju që tanë jetën e juaj , jetuat me veprën e Rasim Thaçi – Cima.

Ju falenderojmë për kujdesin e treguar sa ka qenë edhe ne ato ditë të vështira në Spital.

Ju falenderojmë që nuk u kursyet me telefonata , për t’a ndihmuar edhe kur ishte nevoja për plazmë të gjakut , por edhe për barëra të tjera.

Ju falenderojmë për çdo lloj gadishmërie që keni tregu.

Ne ndjejmë lehtësim kur të gjithë ju e keni nda dhembjen me ne , dhe na keni dal në krahë në ditë të vështira.

Zoti ju bekoftë të gjithëve ??

Familja Thaçi