Familja e Amy Winehouse e gatshme të publikojë fotografi dhe shënime të veçanta të saj

Një koleksion i ditarëve të pabotuar të Amy Winehouse, teksteve të shkruara me dorë dhe fotografive personale do të publikohet më 31 gusht.
Me flokët e saj të çuditshme, “eyeliner” dhe shumë tatuazhe, Amy Winehouse u bë shpejt një nga ikonat më të mëdha në industrinë e muzikës.
Por këngëtarja vetëm 27 vjeçe ndërroi jetë më 23 korrik 2011 duke tronditur fansat e saj.
Prindërit e saj vendosën të nxjerrin një libër me foto personale dhe dorëshkrime të këngëtares në mënyrë që fansat e saj ta kuptojnë jetën e saj më shumë.
“Ky koleksion i ri i bukur i shënimeve dhe mendimeve të Amy-t tregon një anë tjetër të saj, atë argëtuese dhe të zgjuar. Ne donim ta ndajmë atë me fansat e saj në mënyrë që ata ta kuptojnë atë, me fjalët e saj.
Libri i këngëtares, i cili përbëhet nga 288 faqe, pritet të dalë më 31 gusht, pak javë pas ditëlindjes së 40-të të këngëtares nga shtëpia botuese HarperCollins.
“Ne gjithmonë donim që njerëzit të njihnin Amy-n e vërtetë, nga vinte dhe çfarë e çmendte. Ajo ishte një fëmijë normal hebre nga Londra Veriore, duke bërë gjëra normale për fëmijë, duke shkuar në klasa drame, duke dashur gjyshen, nënën, babin dhe vëllain e saj.’




