18:58 / E Enjte, 16 Maj 2019 / indeksADMonline

Familja e Bin Laden financoi skuadrën e Premierligës

Skuadra e sapo inkuadruar në Premier League, Sheffield United, është bërë pjesë e një skandali.

Në një seancë gjyqësore, që po zhvillohet aktualisht në Gjykatën e Lartë Angleze, thuhet se Sheffield ka marrë një kredi prej 3 milionë eurosh nga një anëtar i familjes së terroristit më të madh të të gjitha kohërave, Osama Bin Laden.

Kevin McCabe shiti 50 për qind të klubit të princit Abdullah Bin Mosaad Bin Abdulaziz Al Saud në këmbim të 10 millionë paundëve në vitin 2013. Megjithatë, kjo marrëveshje u rrezua katër vite më parë.

Kjo pasi në shkurt të vitit 2013 u zbulua se Princi Abdullah, presidenti aktual i Sheffield mori hua një shifër prej 3 milionë dollarësh nga një investitor i quajtur Dr Rakan Al Harthy përmes një kompanie Charëell Investments Limited.

Ky i fundit mësohet se është një anëtar i familjes së Bin Laden dhe pritet të ndikojë jo pak te mbarëvajtja e skuadrës në Premier League. /IndeksOnline/