13:02 / E Mërkurë, 11 Mars 2020 / indeksADMonline

Familja e Ronaldos largohet nga Italia, sjellin pamje nga shtëpia përrallore, në Madeira

Italia është shpallur një zonë e mbyllur, duke u bërë shteti me më së shumti të prekur nga koronavirusi pas Kinës.

 Përveç karantinimt dhe masave që janë marrë për të parandaluar përhapjen e virusit, në Itali janë ndaluar edhe zhvillimi i disa ndeshjeve nga Seria A, shkruan Indeksonline.

E si duket kjo ka bërë që futbollisti i Juventusit, Cristiano Ronaldo dhe familja e tij të kthehen në Portugali për të qenë më të sigurt.

Ishte partnerja e Ronaldos, Georgina Rodriguez, ajo që ka publikuar disa fotografi në Instagram ku ka treguar se ata ndodhen në vendlindjen e portugezit, Madeira.

Georgina ka publikuar disa pamje nga shtëpia luksoze me pamje nga deti teksa shihen fëmijët e çiftit të njohur, ndërsa nuk dihet nëse edhe Ronaldo është bashkë me ta./Indeksonline/