Familja e Dolces reagon pas deklaratës së fortë të Leonora Jakupit në BBVK (Foto)
Deklarata e bujshme e këngëtares Leonora Jakupi gjatë “Prime” të mbrëmshëm të “Big Brother VIP Kosova” ka nxitur reagime të shumta në publik, por më i komentuar ka qenë reagimi i familjes së banores Dolce, shkruan IndeksOnline.
Pas përballjes verbale mes dyshes, ku Leonora u shpreh me tone ironike ndaj Dolces, familjarët e kësaj të fundit kanë reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke e cilësuar deklaratën si të panevojshme dhe fyese.
Në reagimin e tyre, familja thekson se Dolce ka hyrë në format për të treguar vlerat dhe karakterin e saj, e jo për t’u përfshirë në sulme personale.
“Kur gjykon mua, shpejt harron të kaluarën tënde. Pastaj në moshën që ke normal që vetëm gjumi të ka ngelur”, thuhet ndër të tjera në reagim.
Kujtojmë se Dolce, pas lodhjes me Edin, tani po shijon lidhjen me Lim Hotin.!


