Familja e Floyd padit Kanye West, kërkojnë miliona dollarë si dëmshpërblim

Familja e George Floyd ka ngritur padi kundër Kanye West për 250 milionë dollar pas komenteve të tij në episodin e fundit të “Drink Champs”.
Roxie Washington, gruaja e të ndjerit ka njoftuar ditën e sotme se ka angazhuar një grup avokatësh për të ndjekur penalisht Ye, për ngacmim, shpërdorim, shpife dhe prekje emocionale, transmeton Indeksonline.
Familjarët po kërkojnë dëmshpërblim 250 milionë dollarë.
Avokatët e familjes kanë thënë se kanë lëshuar një letër për TMZ, drejtuar Kanye për komentet e tij në lidhje me fatkeqësinë e Floyd me policinë e Minneapolis.
Kanye bëri komente duke pretenduar se George ka vdekur nga mbidoza.
Avokatët e familjes kërkojnë që Kanye të heqë intervistën dhe të gjitha deklaratat e tij për George nga interneti dhe të mos e përmend emrin e Floyd./Indeksonline/
