75 Mall Live Search
11:38 / E Premte, 22 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Familja e Hamdi Sopës kërkon 25 milionë € dëmshpërblim

Avokati i njohur, Tomë Gashi ka njoftuar se sot ka dorëzuar padi kundër Këshillit Gjyqësor të Kosovës për kompensimin e gruas dhe dy vajzave të Hamdi Sopës, të cilët u mbajtën në paraburgim për 177 ditë.

Në një postim në Facebook, Gashi ka shkruar se asnjë shumë e parave nuk mund ti shërojë vuajtjet e shkaktuara qëllimisht ndaj familjes Sopa, transmeton Indeksonline.

Më poshtë postimi i Gashit pa ndërhyrje:

ORGANET E DREJTËSISË KOSOVARE CILËSOJNË VETËVRASJET SI VRASJE DHE VRASJET SI VETËVRASJE, VARËSISHT NGA POZITA QË KA VIKTIMA DHE INTERESAT POLITIKE…!!!

Kështu ndodhi në vitin 2013 me familjen Sopa nga Prishtina, ku pa asnjë bazë ligjore Teuta Sopa, Artinë Sopa dhe Erna Sopa u arrestuan, u mbajten në paraburgim për mbi 177 (njëqind e shtatëdhjetë e shtatë) ditë dhe u mbajten nën presion psikik për më tepër se 3 vite, respektivisht 1.411 ditë (një mijë e katërqind e njëbëdhjetë) deri në pushimin e hetimeve.

Ato ishin viktima të sistemit, të paraburgosura për kinse vrasjen e babait të tyre, respektivisht bashkëshortit Hamdi Sopa-ish Zyrtar për Informim në Zyrën e Kryeministrit të atëhershëm të Kosovës.

Akuzë tepër trishtuese, e qëllimshme dhe pa asnjë fakt.

Sot është dorëzuar padia për kompensim të dëmit kundër Republikës së Kosovës, respektivisht Këshillit Gjyqësor të Republikës së Kosovës, me të cilën do të detyrohen që ti kompensojnë viktimat e qëllimshme të sistemit të dirigjuar të drejtësisë në shumë prej mbi 25.000.000,00 Euro ( njëzetë e pesë milion euro).

Dikujt ndoshta mund ti duket e tepruar shuma e kërkuar si kompensim për vuajtje shpirtërore, dëmtim të prestigjit dhe të tjera, por kushdo që mendon kështu le ta paramendoj trishtimin e këtillë…” se janë duke e arrestuar atë me motren apo vllaun dhe nënën për kinse vrasjen e babait”. …!!!

Asnjë shumë e parave nuk mund ti shërojë vujatjet e shkaktuara qëllimisht ndaj familjës Sopa.

Ndoshta kjo është bërë që të mbulohet një krim i mëhershëm i sistemit të derigjuar jurdik, që vrasja e ish drejtorit të AKP-së ( Agjencionit Kosovar të Privatizimit) Dino Hasanaj në vitin 2012 të duket në opinion si vetërasje.! /Indeksonline/