75 Mall Live Search
11:47 / E Hënë, 22 Shtator 2025 / KV

Familja e Liridona Ademajt kërkon të dëshmojë, prokurorja refuzon

Procesi gjyqësor për vrasjen e Liridona Ademajt po vazhdon nën masa të rrepta sigurie në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ku sot u sollën të akuzuarit Naim Murseli, Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava.

Avokati i familjes së viktimës bëri kërkesë që babai, nëna dhe motra e Liridonës të dëshmojnë, por prokurorja e rastit e refuzoi këtë kërkesë, transmeton IndeksOnline.

Seanca e radhës do të mbahet më 6 tetor 2025.

Sipas aktakuzës, Naim Murseli akuzohet se ka planifikuar vrasjen e bashkëshortes së tij, duke angazhuar Granit Plavën për 30 mijë euro dhe duke siguruar armën nga Tom Dodaj, i cili tashmë është dënuar me 5 vjet burgim./IndeksOnline/