17:11 / E Mërkurë, 20 Dhjetor 2023 / LB

Familja e Liridonës i drejtohet Prokurorisë me një kërkesë (Dokument)

Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, e cila u vra ditë më parë ka njoftuar se i janë drejtuar prokurorisë për një takim urgjent që të informohen rreth rastit të motrës së tij.

Në një reagim në Facebook, ai ka thënë se janë të shqetësuar që deri më tani prokuroria nuk ka kontaktuar me ta.

“Ne ende zyrtarisht nuk jemi informuar se kush është prokuror i rastit dhe informacionet e vetme i kemi nga raportimet në media”, ka shkruar ndër të tjera ai.