75 Mall Live Search
12:23 / E Mërkurë, 27 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Familja e Rina Balajt hap dyert e shtëpisë për të prekurit nga tërmeti, në Shqipëri

 Në kohën kur lindi Rina Balaj në Kosovë ishte kohë lufte dhe të gjithë mësyjnë të strehoheshim në Shqipëri.

Njësoj kishte vepruar edhe familja e reperes, Rina Balaj, e cila qëndroi në një familje shqiptare në Tiranë, e këtë të mirë familja e reperes ka vendosur t’ia kthejë me po të njëjtën monedhë, shkruan Indeksonline.

Përmes një postimi në Instagram, Rina ka treguar se familja e saj është e gatshme të mirëpresë dy familje të prekura nga tërmeti në Shqipëri.

“Në vitin 1999 kur unë linda, pra në kohë lufte, familjes sime ia hapi derën një familje në Tiranë. Sot prindërit e mi bashkë me gjyshen time me vendbanim në Istog-Kosovë, pranojnë dy familje të prekura nga tërmeti në Shqipëri. Ju lutem kontaktoni në Instagramin tim”, ka shkruar Rina./Indeksonline/