16:13 / E Shtunë, 04 Dhjetor 2021 / B O

Familja e shiti te një i moshuar, CNN arrin të shpëtojë 9 vjeçaren afgane

Muajin e kaluar, CNN raportoi se Parwana dhe disa vajza të tjera të mitura po shiteshin nga baballarët e tyre në mënyrë që anëtarët e tjerë të familjeve të tyre të mund të ushqeheshin. Pas një proteste ndërkombëtare si rezultat i raportimit të historisë nga CNN, Parwana u rikthye në familjen e saj.

“Është një parim që komuniteti ndërkombëtar nuk duhet të braktisë gratë dhe vajzat e Afganistanit,” tha Stephanie Sinclair për CNN.

Muajin e kaluar, Parwana u shit sepse babait të saj i duheshin paratë për të mbajtur pjesën tjetër të familjes. Ajo u shit për 2200 dollarë kundër dëshirës së nënës dhe vëllait të saj.

“Babai më ka shitur sepse nuk kemi bukë, oriz dhe miell”, tha Parwana.

Pas dy javësh që kishte jetuar më të moshuarin, ajo tha se ai e kishte keqtrajtuar. “Më trajtonin keq, më shanin, më zgjonin herët dhe më detyronin të bëja punë”. Martesa nën moshën 18 vjeç është e paligjshme në Afganistan, por është shumë e përhapur, raporton abcnews.al

Nga viti 2018 deri në vitin 2019, sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara janë raportuar 83 martesa të fëmijëve dhe 10 raste të shitjes së fëmijëve nga gjashtë muajsh deri në 17 vjeç në provincat Herat dhe Baghdis .

Pas pushtimit të Afganistanit nga Talibanët në gusht, vendi është zhytur në varfëri, me 97 përqind të afganëve që besohet se do të vuajnë nga uria në vitin 2022.