Familja e Will Smith festojnë bashkë pas incidentit në ‘Oscars’

Aktori i njohur, Will Smith nuk ka frikë të dalë në publik pas incidentit që ndodhi natën e mbrëmshme.
53 vjeçari bashkë me familjen e tij u pa në festën e ‘Oscars’ , transmeton Indeksonline.

Ai eci në tapetin e kuq me gruan e tij, Jada Pinkett Smith dhe tre fëmijët e tij, Trey, Jaden dhe Willow.
Gjatë ‘Oscars’, Will doli në skenë dhe e goditi prezantuesin Chris Rock pasi bëri një shaka për gruan e tij.

Akademia ka bërë një deklaratë duke iu përgjigjur këtij sulmi si dhe LAPD ka folur për të dhënë një përditësim mbi akuzat kundër Smith./Indeksonline/
