Familja KASTRATI, një rrëfim lufte, nga dita e parë, drejt lirisë

Një rrëfim rrëqethës përshkruan rrugën drejt lirisë. Po bëhen mbi 20 vjet nga çlirimi i vendit, ndërsa sot ngado që e kthejmë kokën shohim se s’i Kosova ka përparuar, njerëzit kanë mundësi të krijojnë dhe planifikojnë të ardhmen e tyre dhe të marrin përgjegjësi të reja. Kjo me pakë fjalë është, liria.
Çdo vit, më 28 maj, familja KASTRATI përkujton më të dashurit e tyre. Me mijëra njerëz kanë qëndruar e qëndrojnë në homazhe dhe ceremoni përkujtimore që mbledhin bashkëluftëtarë, familjarë dhe njerëz që kanë përjetuar nga afër krenarin dhe dhimbjet e luftës. Mirëpo, këtë vit nuk do të ketë ceremoni përkujtimore publike, pasi vendi e bota janë në situatë pandemie.
Në këtë ditë, do të sjellim një rrëfim rrëqethës të 21 vjetëve më parë, atëbotë krye-personazhi i dokumentarit, Valon KASTRATI ishte në Universitetin e Prishtinës, duke studiuar për Mjekësi. Ishin ditët kur kishte marrë rrugën t’i bashkohej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nga ajo ditë fillon dhe një rrëfim plot krenari që sjellët nga Familja KASTRATI dhe familja Muratagic.
Derisa po përjetonte luftën nga afër, sikur se qindra luftëtarë e luftëtare të lirisë, komandanti i tij merr një telefonatë të rënd. Forcat paramilitare serbe kishin vrarë 5 anëtarë të familjes së tij të ngushtë.
Sokol (Çelë) KASTRATI, Xhafer (Çelë) KASTRATI, Valdet (Sokol) KASTRATI, Adrian (Xhafer) KASTRATI, Alban (Xhafer) KASTRATI ishin 5 anëtarët që ishin vrarë mizorisht. Të njëjtit ishin vrarë në shtëpinë e Hasan (Emrush) Muratagiq, fqinj i familjes Kastrati që iu kishte ofruar strehim, përkundër faktit që ai dhe familja e tij kishin pasur mundësi të largoheshin nga lufta.
Ndiqeni njërin nga rrëfimet rrëqethëse që shënon historinë e familjes KASTRATI dhe Muratagiq gjatë kohës së luftës.