Familja KASTRATI- rrëfim lufte, ku dhimbja shndërrohet në forcë suksesi!

Po bëhen 24 vjet nga çlirimi i vendit , sot ngado e kthejmë kokën shohim se vendi ka përparuar, njerëzit kanë mundësi të jetojnë e punojnë dhe ta krijojnë të ardhmen e tyre. Kjo me pak fjalë është liria.
Çdo vit, me 28 Maj, familja KASTRATI me dhimbje e krenari i kujtojnë plagët e luftës, i përkujton më të dashurit e tyre. Çdo pranverë mijëra njerëz, familjar, miq e bashkëluftarë bëjnë homazhe dhe i përkujtojnë të rënët.
Në atë kohë Valon KASTRATI ishte bërë pjesëtar i luftës për çlirimin e Kosovës.Derisa luftonte në vijat e frontit në Koshare me bashkëluftarët tjerë, Komandanti i tij merr një telefonatë të rëndë!Forcat paramilitare serbe kishin vrarë 5 anëtar të familjes së tij të ngushtë: Babain – Sokolin, vëllaun- Valdetin, djemtë e axhes Adriani dhe Albani dhe axhen Xhaferin, si dhe fqiun e tyre Hasani.
Ndiqeni njërin nga rrëfimet rrëqethëse të familjes KASTRATI.