09:34 / E Shtunë, 30 Qershor 2018 / indeksADMonline

Familja Lata përjeton tmerrin, grabitësit i lidhin në banesë, u marrin kasafortën dhe makinën

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së premtes në fshatin Larushk të Fushë-Krujës, një fshat që shtrihet përgjatë rrugës nacionale Fushë Krujë- Kamëz. Persona të armatosur dhe të maskuar, ende të paidentifikuar kanë terrorizuar një familje në këtë fshat, duke u marrë paratë me gjithë kasafortë dhe një makinë të parkuar në oborr.

Burime nga policia thanë se ngjarja ka ndodhur në orën 21:40 të datës 28 qershor në familjen e Ndue Latës nga fshati Larushk.
Sipas të dhënave të para të mbledhura nga policia:

4 persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në banesë gjatë kohës që familja po darkonte dhe i kanë mbyllur familjarët në një ambient të shtëpisë, duke i lidhur.

Grabitësit kanë arritur të marrin kasafortën me para dhe mjetin “Mercedes Benz” të parkuar në oborr. Ndërkohë policia thorë se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të grabitjes.