Familja mbretërore e Belgjikës mirëpresin refugjatët ukrainas

Mbreti Philippe dhe Mbretëresha Mathilde e Belgjikës do të presin refugjatët ukrainas. Tre familje do të vendosen në apartamente që i përkasin “Koninklijke Donking”, organizata që vë në dispozicion pronat shtetërore për familjen mbretërore.
Familjet mund të zhvendosen në shtëpi nga fillimi i prillit, të cilat fillimisht duhet të mobilohen, transmeton Indeksonline.
“Qëllimi fillestar i këtyre akomodimeve ishte t’i vinte ato në dispozicion të institucioneve sociale për të akomoduar njerëz me të ardhura të ulëta, një mision që përshtatet mirë me atë që duam të arrijmë me Donacionin Mbretëror,” tha Jan Smets, kryetar i Royal Dutch.
Të mërkurën, Filip dhe kryeministri Alexander De Croo vizituan një qendër regjistrimi për refugjatët ukrainas në Bruksel./Indeksonline/