Familja mbretërore e lënduar, nga vendimi i papritur i princit Harry dhe gruas së tij Meghan Markle

Largimin e çiftit nuk e ka pritur mirë familja.
Familja mbretërore ndihet, siç deklaroi, e lënduar nga njoftimi i befasishëm i hapit mbrapa të Harryt dhe Meghanit për tërheqjen nga detyrat mbretërore, njoftoi rrjeti informativ britanik, BBC-si.
Ky reagim, sipas BBC-së, vjen pas vendimit të princit Harry dhe bashkëshortes së tij Meghan, dukesha e Suseksit, të cilët njoftuan se po tërhiqen nga detyrat e tyre mbretërore dhe po punojnë për t’u bërë financiarisht të pavarur dhe se do ta ndajnë kohën e tyre midis Britanisë së Madhe dhe Amerikës së Veriut.

“Pas shumë muajsh reflektimi dhe diskutimesh të brendshme, këtë vit kemi zgjedhur të bëjmë një ndryshim, duke filluar krijimin e një roli të ri progresiv brenda këtij institucioni”, shkroi çifti në llogarinë zyrtare në Instagram.

“Ne synojmë të tërhiqemi nga pozicioni si anëtarë të lartë të familjes mbretërore dhe të punojmë për t’u bërë financiarisht të pavarur, duke vazhduar të mbështesim plotësisht madhërinë e saj”, shtuan ata.
Çifti deklaroi se lëvizja me kohë të pjesshme në Amerikën e Veriut do t’i lejojë të rrisin djalin e tyre me një vlerësim për traditën mbretërore ku ai lindi, duke i siguruar familjes hapësirën për t’u përqendruar në kapitullin tjetër.
