75 Mall Live Search
17:32 / E Premte, 15 Mars 2019 / indeksADMonline

Familja nga Banja ankohet se Policia i arrestoi pa asnjë të drejtë familjarin në ceremoni mortore

Familja Hajdarpashiq nga Banja e Pejës po ankohet se Policia e Kosovës i ka arrestuar një familjar pa asnjë të drejtë.

Gjithçka ndodhi dy ditë më parë kur në një ceremoni mortore të kësaj familje, kur policia pa asnjë paralajmërim e ka arrestuar Muhamed Hajdarpashiq në praninë e shumë personave.

Indeksonline ka kontaktuar Policinë në Pejë për këtë rast, por që nuk ka patur asnjë përgjigje.

Për këtë, familja Hajdarpashiq ka bërë një ankesë mediale duke sqaruar rastin.

Në ankesën e familjes, sqarohet se si ka ndodhur rasti dhe kush sipas tyre janë fajtorët.