Familja nga Istogu me 100 hektarë tokë dhe mbi 15 mijë pemë
Fushat në Kosovë viteve të fundit kultivohen nga fermerët, mosha mesatare e të cilave është 58 ose 59 vjeç. Të rinjtë nuk janë të interesuar në prodhimin e ushqimit në fshatrat e tyre.
Por ka raste të rralla kur të rinjtë angazhohen në bujqësi. Familja 27 anëtarësh e Afrim Mehmetit nga Llukavci i Thatë i Istogut punon mbi 100 hektarë toke dhe mbi 15 mijë pemë.
19 vjeçari Çlirim Mehmeti tregon se la Austrinë dhe tani merret me bujqësi.
Ata kanë ndërtuar objektin për ruajtjen e pemëve falë punës së përbashkët.