Familja nga Kolovica që humbën dy fëmijët, tani bëhen prindër të një vajze (Foto)
Në qershorin e vitit të kaluar në lagjen Kolovica në një gropë të thellë u mbytën Florenta dhe Florent Mramori.
Vëlla e motër 11 dhe 13 vjeç, gjeten vdekjen aksidentale.
Mungesën e Florentes dhe Florentit familja Mramori edhe më tej po e ndjenë- shkruan Indeksonline.
Javë më parë prindërit Muhamedi dhe Elhamja i janë gëzuar ardhjes në jetë edhe të një vajze, të cilën e quajnë Sara.
“Me datën 23.10.2017 na ka lind një vajzë që na ka gëzu shumë, emrin ja kemi lënë Sara”, kanë konfirmuar shkurt për Indeksonline familja Mramori.
Paçsh jetë të gjatë Sara! /Indeksonline/