75 Mall Live Search
12:12 / E Enjte, 30 Shtator 2021 / OSH

Familja Ramadani proteston nesër në Shtime, për masën e vendosur ndaj shoferit që shkaktoi aksidentin tragjik

Aksidenti tragjik më 6 qershor u mori jetën pesë familjarëve Ramadani nga Shtimja, në mesin e tyre edhe një fëmijë, shkruan IndeksOnline.

Mirëpo, i dyshuari Ertion Musliut para dy ditësh i është ndryshuar masa e paraburgimit, ku me kërkesë të Prokurorisë i njëjti është liruar për në arrest shtëpiak për një muaj.

Për këtë familjari, Arben Ramadani, ka njoftuar se nëser do të mbahet një protestë paqësore duke kërkuar drejtësi.

Postimi i plotë:

Protestë paqësore

Me moton: Duam drejtësi

Ftojmë të gjithë qytetarët për pjesmarrje në protestën tonë paqësore , kundër vendimit të gjykatês dhe kerkesës së prokurorit për lirimin në arrest shtëpiak të personit që morri jetën e 5 anëtarëve të familjes tonë

Plaget janë të hapura dhe dhimbja ende është e papërballueshme për ne, ngutia e prokurorit dhe gjykatës për lehtësim të procedurave , krijon dyshime të bazuara për anim në rast dhe jo drejtësi

Ne duam drejtësi.

Protesta do të mbahet ditën e Premte më 01.10.21, në oren 11:00

Lokacioni: Sheshi dëshmorëve në Shtime ( sheshi te rruga bllacalive)