19:29 / E Enjte, 28 Maj 2020 / indeksADMonline

Familja Ronaldo shijojnë natyrën, në këtë shëtitje me biçikleta

Cristiano Ronaldo është një nga futbollistët më të mirë në botë.

Duke qenë i tillë, portugezi gëzon vëmendje të madhe nga mediat rozë poashtu është një nga personazhet më të ndjekura në botë nëpër rrjetet sociale, shkruan Indeksonline.

Ronaldo njihet si një njeri mjaft i përkushtuar ndaj familjes së tij, të dashurës Georgina Rodriguez dhe fëmijëve të tij.

Së fundmi ai ka publikuar një fotografi në Instagram, ku shihet së bashku me familjen e tij duke shijuar natyrën derisa po bënte një shëtitje me biçikleta.

Kujtojmë që Cristiano është një sportist i cili vazhdimisht shihet i angazhuar me aktivitete fizike qoftë i vetëm apo bashkë me familjen e tij. /IndeksOnline/