17:16 / E Shtunë, 16 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Familja Syla fal gjakun e vajzës 15 vjeçare

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së premte në rrugën Skenderaj-Mitrovicë.

Nxënësja 15 vjeçare Qëndresa Syla, është goditur për vdekje nga një veturë e cila po qarkullonte në rrugën Skenderaj – Drenas, e që ishte duke u vozitur nga Faton Lushtaku, vëllai i nënkryetarit të Skenderajt, Nuredin Lushtakut, raporton Magazina.al

E mes shiut dhe lotëve, e ndjera është varrosur sot në fshatin e saj Terrnafc të Skenderajit, ndërsa familja Syla i ka fal gjakun familjes Lushtaku.

Akti i shtrirjes së dorës, ka ndodhur sot gjatë varrimit ku shumë qytetarë kishin shkuar për t’i dhënë lamtumirën e fundit 15 vjeçares, e në mesin e tyre ishte edhe kryetari Bekim Jashari bashkë me nënkryetarin Nuredin Lushtaku.