Familja Veseli mbështet familjarin e tyre ne garën për deputet

Fatbardh Rexha është kandidat për deputet nga radhët e PDK-së.
Me të nisur fushata zgjedhore, Rexha ka marrë përkrahje të madhe nga masa, përfshirë dhe atë më të rëndësishmen, nga familja.
Familjarë të Fatbardh Rexhës kanë deklaruar se qëndrojnë fort pas tij dhe se janë krenarë për arritjet e Rexhës, si specialist i kirurgjisë.
“Dr. Fatbardh Rexha përveç lidhjes tonë familjare, është një specialist i kirurgjisë, i cili ka eksperiencë të lartë në fushën që ai vepron. Si familje besojmë se do të ishte një aset që i duhet Kosovës për zhvillimin e shëndetësisë.
Fatbardhi kandidon në zgjedhjet e 9 Shkurtit me numrin 69”, thuhet në njoftimin e familjarëve.