75 Mall Live Search
18:09 / E Martë, 26 Maj 2026 / B XH

Familjarët ankohen në QKUK-në, thonë se Jetmiri u lirua nga spitali me thyerje dhe lëndime të rënda

Vëllai i Jetmir Krasniqit, Albion Krasniqi, ka rrëfyer detaje nga incidenti i rëndë që ndodhi mbrëmë rreth orës 21:00, afër rrethit të ETC-së 21 në Prishtinë.

Sipas tij, Jetmiri është goditur nga një veturë, e cila pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes.

Dyshohet se bëhet fjalë për një person me një veturë të tipit Mercedes, me ngjyrë të zezë., raporon IndeksOnline.

Si pasojë, Jetmir Krasniqi ka pësuar lëndime të rënda trupore.

“E kanë dërguar në QKUK me autoambulancë, por e kanë liruar pa ia bërë ekzaminimet e duhura, duke na thënë se nuk ka asgjë serioze. Sot gjendja iu ka përkeqësuar dhe ka rezultuar se e ka të thyer këmbën e djathtë, dorën e djathtë dhe unazën”, ka deklaruar Albion Krasniqi.

Familjarët kanë shprehur revoltë ndaj trajtimit që, sipas tyre, i është bërë në emergjencën e QKUK-së, duke pretenduar se Jetmir Krasniqi është liruar pa kontrolle të detajuara mjekësore. /IndeksOnline/