75 Mall Live Search
10:33 / E Hënë, 09 Dhjetor 2024 / k.v

Familjarët e dërguan viktimën pa shenja jete në emergjencë, policia nis hetimet

Një person është dërguar pa shenja jete në qendrën emergjente në Malishevë. Familjarët e dërguan viktimën rreth orës 15:00, të dielën, ndërsa mjeku menjëherë e kishte konstatuar vdekjen.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Departamentin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, transmeton IndeksOnline.

“Viktima mashkull kosovar ishte dërguar nga familjarët në Qendrën emergjente pa shenja jete, ndërsa vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

Me urdhër të prokurori vdekja e viktimës po hetohet./IndeksOnline/