75 Mall Live Search
20:40 / E Mërkurë, 11 Shkurt 2026 / AR

Familjarët e Elijonës reagojnë ndaj deklaratave të Labit: “Stop bullizimit”

Familjarët e Elijonës kanë shpërndarë një reagim të fortë pas akuzave të Labinot Rexhës, i cili kishte lidhur humbjen e gjyshit të tij me pjesëmarrjen e saj në Big Brother.

Me një shkrim të gjatë ata shkruan se si Labinoti po e banalizon një humbje të rëndë njerëzore, përcjell Indeksonline.

“Është thellësisht tronditëse dhe e papranueshme mënyra se si Labinot Rexha ka zgjedhur të banalizojë një humbje kaq të rëndë njerëzore, duke hedhur publikisht një akuzë ekstreme ndaj Elijones deri aty sa ta lidhë drejtpërdrejt vdekjen e gjyshit të tij me lojën e saj në Big Brother. Dhimbja nuk përdoret si armë.”

Ata theksuan se vdekja e një njeriu nuk mund të shndërrohet në instrument sulmi dhe denoncon narrativën që sipas tyre, ushqen linçim publik dhe vendos fajin për jetën e një tjetri mbi një person.

Ata përfundojnë me një mesazh të qartë:

“Pyetja mbetet brutalisht e drejtë: a do të vazhdojmë ende, si shoqëri, t’u japim platformë personave që për pak vëmendje janë të gatshëm të kalojnë çdo kufi njerëzor? Urojmë që kjo të shërbejë si një mesazh i qartë për këtë çështje. Ka një vijë që nuk duhet kaluar kurrë dhe kjo vijë është kaluar.”

Postimi mbyllet me apel për të raportuar përmbajtjet abuzuese në rrjetet sociale dhe për të shpërndarë mesazhin kundër bullizmit./Indeksonline/