75 Mall Live Search
21:34 / E Martë, 26 Korrik 2022 / Gj. Sh

Familjarët e Enver Zymberit kërkojnë drejtësi (VIDEO)

Ishte duke qëndruar në shtëpi, i pa trazuar.

Por, kur mediat i shkuan te shtëpia, djali i Enver Zymberit, Sokoli, kuptoi që babai nuk i jeton më.

Ani se ishte veç nëntë vjet, thotë se e përjetoi shumë keq.

Ndjenjat pak a shumë të njëjta, thotë se i rikthehen kur kujton që vrasësit e babait të tij nuk janë dënuar ende. Andaj kërkon që ata të sillen para drejtësisë sa më parë.

Ani se vrasës nuk kërkojnë, dhimbja nuk e kanë aspak të lehtë as familjarët e policit Malsor Dashi, që vdiq para katër vjetëve.

Megjithatë, thonë se ngushëllohen me uniformën e policisë, kudo që e shohin.

Familjarët e policëve të rënë në detyrë ishin pjesë e ceremonisë që u organizua nga policia në nderim të tyre, të martën.

https://youtube.com/watch?v=TqL6hxxG9uc%3Ffeature%3Doembed