Familjarët e “Grupit të Kumanovës” të enjten protestë para Ambasadës së Maqedonisë së Veriut
Më datë 9 maj, duke nisur nga ora 11:00 për rastit e “Grupit të Kumanovës” do të protestohet para Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Prishtinë.
Këtë e kanë bërë të ditur familjarët e të burgosurve të cilët kanë bërë thirrje qytetarët, shoqërinë civile dhe të tjerët që të iu bashkohen thirrjes së tyre që ka moton “Ne Kërkojmë Drejtësi”, përcjellë Indeksonline.
Ndryshe, protesta të tillë ka pasur edhe më herët, ndërsa e fundit ishte ajo në Pejë, në kohën kur po mbahej mbledhja e përbashkët e dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe Kosovës./Indeksonline/