75 Mall Live Search
21:33 / E Diele, 17 Gusht 2025 / AR

Familjarët e mbyllën në spitalin psikiatrik, reagon këngëtari i njohur

Këngëtari i mirënjohur grek Giorgos Mazonakis, i cili u mbyll nga motra e tij dhe familjarë të tjerë në spitalin psikiatrik, ka thyer heshtjen dhe ka reaguar.

Mediat greke raportojnë se përmes një deklarate të bërë publike nga avokati i tij, ai thotë se është mirë dhe se nuk vuan nga asnjë sëmundje mendore, duke rikonfirmuar zërat se e gjithë kjo është bërë nga motra e tij dhe familjarë që mesa duket duan t’i marrin pasurinë, me të cilët ndodhet edhe në proces gjyqësor prej disa vitesh.

“Mbyllja ime e përkohshme këtu në Dromokaiteio u bë pa u vënë në dijeni. Unë nuk vuaj nga ndonjë sëmundje mendore që kërkon kujdes psikiatrik dhe që mund të më bëjë të rrezikshëm qoftë për veten time apo për palët e treta. Pas kësaj prove fshihet një metodë e neveritshme. Ju falënderoj të gjithëve nga thellësia e zemrës, fansa, bashkëpunëtorë, miq, sipërmarrës të Fever, për mbështetjen e palëkundur dhe dashurinë që po më tregoni gjatë këtij momenti të vështirë personal. Ndihem mirënjohës dhe premtoj se do të jem me ju së shpejti “, tha George Mazonakis në mesazhin e tij.

Ndërkohë që avokati i tij tha se është i bindur se ditën e hënë ai do të kthehet në shtëpi, teksa shton se e gjithë kjo manovër është bërë të enjten, që pasonte me katër ditë pushimi të institucioneve në Greqi.