18:29 / E Mërkurë, 28 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Familjarët e pasagjerëve të avionit të zhdukur MH370, pretendojnë të kenë gjetur shenja të tij

Të afërmit e pasagjerëve që u zhdukën gjatë fluturimit të Malajzia Airlines MH370 po thonë se kanë gjetur pjesë nga avioni.

Familjet e viktimave kanë thënë se gjatë kësaj javë do të shfaqin edhe këto gjetje të tyre, sipas të cilëve janë copa nga avioni i dëmtuar.

Avioni MH370 ishte duke udhëtuar për nga Kaula Pumpur për në Pekin më 8 mars 2014, me 239 njerëz në bord por papritmas ku edhe u zhduk nga radarët.

Zhdukja e këtij avioni u bë njëra nga misteret më të mëdha të aviacionit. Kurse hulumtuesit malazianë dhe ndërkombëtar besojnë se avioni u zhduk milje larg rrugës së planifikuar./Indeksonline/