Familjarët e Sala tani kërkojnë para për gjetjen e pilotit
Emiliano Sala u gjet i vdekur pak ditë më parë pas 3 javësh kërkime, teksa avioni i tij që udhëtonte nga Nantes për në Cardiff u rrëzua në det, shkruan Albeu.com.
Por me argjentinasin udhëtonte edhe piloti i tij i cili quhet David Ibbootson që mendohet të ketë humbur dhe ai jetën.
Por për të financuar kërkimet për gjetjen e pilotit, familarët e Emilano Sala tashmë kanë hapur një llogari bankare duke kërkuar fonde për të nisur kërkimet në det.
Deri më tani janë mbledhur 18.000 paund teksa në mesazhin e familiarve të Sala shkruhet: “Ju lutem nga ndihmoni të sjellim David Ibbostson në shtëpi pranë familiareve” .
Megjithatë ekspertët e kërkim shpëtimit kanë deklaruar se piloti ka gjasa që të mos gjendet kurrë.
Ndërkohë dhe tupi i Sala u gjet me financim privatisht, teksa njërëz nga bota e futbollit dhe jo vetëm ndihmuan në gjetjen e Emilano Sala në fund të detit.